EMRAT/ Abuzimet me tenderat e Bashkisë Durrës, SPAK, zbarkon në Durrës, arrestohen 9 persona

118

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2021, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka arritur të sigurojë prova dhe kanë aratuar për korrupsion disa përsona në Durrës dhe Tiranë.

Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH).

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë mësyn në bashkinë Durrës pas hetimit të një dosjeje për abuzim tenderash.

Burime konfirmojnë se të arrestuarit janë: Aderoatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Kastriot Beqaraj, Indrit Matmuja, Gjergj Markola, Riza Sulaj, Lulzime Rami dhe Albion Bushi.