Emrat/ Goditën me grushte duke lënë të plagosur 38-vjeçarin, procedohen penalisht dy persona

75

Dy shtetas, A. B., 29 vjeç dhe B. Sh., 36 vjeç, janë proceduar penalisht për plagosje të lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim.

Dyshohet se dy shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. H., 38 vjeç.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit A. B., 29 vjeç dhe B. Sh., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. H., 38 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.