EMRAT/ U kapën me 114 kilogram kanabis, Gjykata e Korçës jep vendimin për katër të arrestuarit

69

Paraditen e sotme Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë për katër të arrestuarit me 114 kilogram lëndë narkotike cannabis sattiva.

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e prokurorisë duke lënë në burg Joni Mosku, Ligor Romaçka, Idriz Manej dhe Albion Çiko.

Ata u arrestuan ditën e shtunë, ku avokati Joni Mosku tentoi të kalonte nga Gorica 66 kilogram cannabis. Ndërsa Ligor Romaçkës ju gjet në magazinë 48 kilogram cannabis bashkë me një pistoletë sportive dhe një makinë pa dokumentacion.