Eni Çobani flet me emocion për aksidentin: Zoti na sprovoi dhe na…

74

Ajo është një nga personazhet më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Aks-identi në të cilin Eni Çobani u përfshi pak kohë më parë, duket se ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj.
Pavarësisht se kanë kaluar pak muaj që nga ajo ditë, juristja e ka të pamundur ta harrojë atë ngjarje. Gjatë aks-identit Eni shoqërohej në makinë me ish-ministren e jashtme të Kosovës, Edita Tahiri. Të dyja shpëtuan fatmirësisht me lëndime të vogla dhe ky kujtim duket se i ka lidhur akoma dhe më shumë me njëra-tjetrën.

Sot Eni Çobani ka publikuar në ‘Instagram’ një foto përkrah Editës dhe i ka dedikuar disa fjalë shumë prekëse. “Bukuria e vërtetë është zemra e pastër dhe shpirti i dlirë. Edita e dashur je gjëja më e bukur që më solli Zoti në një moment dramatik që na përfshiu të dyjave dhe na sprovoi forcën e karakterit dhe lidhjen që na i forcoi origjina nga vijmë”, ka shkruar Eni bashkangjitur fotos.

Në fakt juristja dhe ish-ministrja përveçse mikesha shumë të mira, kanë edhe lidhje gjaku me njëra-tjetrën. Pak kohë më parë në emisionin “Soiree” ato zbuluan se janë kushërira, pasi Edita i ka rrënjët e saj nga Kukësi dhe ka lidhje familjare me juristen e njohur shqiptare.