Enkel Demi sulmon ambasadoren: Unë kërkoj Evropën, jo ku*vat e rilindasit. Ndaj ajo na tregon me gisht

163

Sulmeve të Sali Berishës & CO ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, iu është bashkuar edhe bashkëshorti i Mesila Dodës, Enkel Demi.

Duke përkujtuar Havzi Nelën, ai thotë se është në anën e duhur të historisë.

“Mund të zgjedhësh të jesh në anën e duhur të historisë dhe të jesh rilindas…

Unë zgjedh sot e gjithë jetën anën e gabuar të historisë, Havzi Nelën, prandaj më takon veç një dorë bar. Në këtë dekikë që bëj këtë zgjedhje ata që vranë Havzi Nelën do më quajnë anti-amerikan.

Por, ndërsa zonja Yuri Kim i lut gazetarët të thonë me guxim të vërtetën dhe unë i tregoj të vërtetën e sërës së gjykatësve që e varën Havzi Nelës, të cilët janë në krye të sistemit të drejtësisë, po ajo na tregon me gisht si “sabotatorë” të reformës në drejtësi.

Por, unë gjithsesi do zgjedh anën e gabuar të historisë, se e dua Kosovën, madje ma shpif perversiteti i zotit Grenell, kur kujton “heronjtë” serbë të 1389 dhe ata prapë do më quajnë anti-amerikan.

Por, prapë duhet zgjedhur ana e gabuar e historisë, kur tregon me gisht rilindasit që i bëjnë çiçin zjarrit, se helikopterët që blenë nuk dihet pse nuk u fluturojnë, ani se american soul bën pushime në Palasë.

Në anën e gabuar e historisë qe baba im, se nuk ishte komunist, as anëtar Komiteti, ndaj unë, i biri kërkoj Evropën, jo kurvat e rilindasit në Ohër.

Në anën e gabuar të historisë qe Havzi Nela, sepse poetët përherë gabojnë”, shkruan Demi.