Masat ajrore me origjinë nga Verilindja e kontinentit Europian kanë përfshirë vendin tonë.
Pritet të kemi dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash të cilat në zonat malore do të sjellin reshje të pakta dëbore, por edhe pse do të kemi kthjellime të shpeshta në një pjesë të mirë të ditës Shqipëria do të jetë në mbizotërimin e temperaturave shumë të ulëta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 11°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar dallgëzim 4 ballë./Shqipëria ime.com.al