Gjatë ditës së djeshme në Durrës, si pasojë e një aksidenti automobilistik lëndohet rëndë 22 vjeçarja Erisa Aliaj.
Vajza po kalonte rrugën në kohën kur u përplas nga një makinë me shpejtësi të lartë, ajo u dërgua në spitalin e Durrësit, por nga plagët e rënda të shkaktuara nga përplasja’ gjatë ditës së sotme ajo ka ndërruar jetë.
Portali Pasqyra.al humbi bashkëpuntoren e palodhur Erisën, vajzën e dashur fisnike dhe të bukur. Erisa ti ishe si një engjëll, dhe prandaj ike sepse engjëjt nuk rrinë në tokë por në Parajsë. Stafi i portalit Pasqyra.al i bashkohet dhimbjes së Madhe të familjes, dhe ju shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e vajzën së tyre në moshën më të bukur të jetës. ERISA gjithmonë do të kujtojmë, qofsh lule në PARAJSË. LAMTUMIRË.! /Pasqyra.al