Ermali i rrethuar nga shumë vajza të bukura në serialin e tij, por a është ndopak xheloze Ami? Përgjigjen e jep vetë ajo

137

Ermal Mamaqi po xhiron serialin e tij të parë me titull “HOT” që pritet të nisë në vjeshtë e ku pjesë e kastit janë vajza shumë të njohura të ekranit, të bukura e super seksi. Po si ndihet Ami që Ermali rrethohet nga vajza të tilla?

E ftuar sot në rubrikën “N’fermë” te “E Diell”, Marjana i bëri Amit pikërisht këtë pyetje dhe moderatorja iu përgjigj duke qeshur: “Unë? Pse? Ku? Si? Qysh? Tek?”,

Kasti i aktorëve të serialit përbëhet nga Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.