ËSHTË MBI 30 VJEÇ POR DUKET NJË FËMIJË

202

Sipas çertifikatës së lindjes, Denis Vashurin ka lindur në vitin 1987, por kur e sheh do të betoheshe se është akoma një djalosh.

Denis është bërë një nga argumentet më të diskutuar në rrjetet sociale ruse pasi u intervistua në kanalin YouTube “Vasya na sene”.

Dhe është vërtet e vështirë të mos habitesh duke e parë se si mund të duket pabesueshmërisht i ri një burrë që këtë vit bën 34 vjeç.

Vetë Denis pranon se sa herë u tregon moshën e tij personave që nuk e njohin, rregullisht lexon në fytyrat e tyre një shprehi pabesueshmërie.

Ndoshta ky është qëllimi që preferon të jetojë në një qytezë të vogël në rajonin rus të Krasnoyarsk, në vend që të tranferohet në qytet.

Aty të gjithë e njohin dhe mund të kalojë kohën e tij të lirë duke bërë atë që i pëlqen: të dalë për gjah, të peshkojë dhe të kalojë kohë me të dashurën e tij, dhe askush nuk habitet duke e fiksuar kur e shohin.

Në intervisten e tij me youtuber-in Vasya, Denisi ka shpjeguar se si prindërit e tij që në moshë të vogël e kanë vënë re se nuk ishte si të gjithë fëmijët e tjerë.

Gjithmonë ishte më i vogli i moshatarëve të tij, edhe pse në fillim kjo gjë nuk e bezdiste shumë.

Ishte një fëmijë shumë i shkathët – dhe bënte saktësisht atë që bënin edhe të tjerët.

Kjo, për fat të mirë, e ka shmangur që të jetë i izoluar nga ana e fëmijëve të tjerë.

Por me kalimin e kohës diferenca mes tij dhe fëmijëve të tjerë të moshës së tij bëhej gjithmonë e më e dukshme; ishte një lloj adoleshenti i përhershëm për të cilin koha ishte ndalur.

Fotoja e tij me shokët e diplomës, për shembull, e bën të duket si një fëminë mes të rriturish të rinj.

“Kur kuptova se nuk do të ndryshoja më fizikisht, në fillim u ndjeva pak keq”, ka thënë Denis.

“Kam menduar se si do të ishte jeta ime, dhe sa do të ishte e komplikuar”.

Edhe pse arrin të bëjë një jetë në përgjithësi normale, pavarësisht aspektit fizik të tij, Denis e pranon që ndonjëherë është e lodhshme të duhet të tregojë se nuk është fëmijë.

Një herë – kujton – është ndaluar për një kontroll normal nga Policia Rrugore, që pasi kanë kontrolluar patenten kanë menduar madje se ka falsifikuar dokumentat.

Dhe pasi kanë zgjidhur problemin, i është dashur të dëgjojë batutat e përhershme mbi gjendjen e tij i rritur/fëmijë.

“Sepse gjithmonë gjej dikë të cilit duhet t’i shpjegoj të njëjtën histori…?” e pyet veten i shkurajuar Denis./Perktheu: allnews.al