Iliri ka treguar në çdo momoment të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” se është një djalë tepër çapkën, gazmor dhe aventurier.
Teksa janë duke demostruar provën javore me Beniadën, ai tregoi se edhe bashkëshortes së tij i pëlqen që ta vendosë ndonjëherë në pozita të vështira për efekt homoristik.
“Ishte Krishtëlindje, konsumuam peshk. Kur erdhëm afër fundit, unë hëngra sytë e peshkut dhe i mbajta në gojë. Më pas i kërkova bashkëshortes time një puthje dhe ia kalova syrin e peshkut në gojën e saj.
Ajo u tmerrua dhe u neverit nga kjo, edhe sot e kësaj dite ma kujton“,- tha Iliri.
Por balerini pranoi se këto skena janë të mjaft të shpeshta teksa rrëfeu dhe një tjetër moment: Kisha blerë ngjala të gjalla. Edhe i them bashkëshortes që të hapë qesen në frigorifer. Sapo e bëri këtë, ngjala kërceu nga frigoriferi, ishte tamam si një gjarpër i zi“,- shtoj Iliri