Është vetëm 23 vjeçe dhe ka 20 fëmijë! Historia e pazakontë e blogeres dhe mbretit të turizmit turk

106

Kristina Öztürk, një blogere ruse 23 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, manjati turk Galip Ozturk, tregojnë me shumë krenari 20 fëmijët e tyre.

Fëmijët kanë lindur me nëna surrogate, që nënkupton se gra të tjera rrisin foshnjet në mitrën e tyre për një çift tjetër duke ua dhënë atë pas lindjes.

Në një intervistë për ‘Mirror’, çifti nuk e përjashton dëshirën për të pasur edhe më shumë fëmijë, e madje për të arritur në 100.

Kristin e Galip paguajnë rreth 9 mijë euro për çdo shtatzani. Fëmijët janë mes 4 deri në 14 muajsh dhe për ta kujdesen veç prindërve edhe 16 dado, me një kosto të përgjithshme rreth 78 mijë euro në vit.

“Po planifikoj edhe shtatzaninë time por përpara duhet t’u qendroj pranë fëmijëve të mi” ka deklaruar Kristina për tabloidin britanik. Blogerja, para se të martohej me mbretin e turizmit turk, ka pasur një fëmijë, Viktorian, që tani është 6 vjeçare.

SCAN

Die junge Mutter, 23, hat bereits 11 Kinder und möchte Dutzende mehr mit  einem wohlhabenden Ehemann - Nach Welt

NO? EMI!: Noemi and Friends