Fëmija juaj ka frikë nga errësira? Provoni këtë hile 10 sekondëshe

153

Arsyeja që fëmija juaj ka frikë nga errësira me shumë gjasa nuk ka të bëjë me errësirë në vetvete, por me kalimin nga një ambient me dritë në errësirë totale.

Kur papritmas fikni ditën, sytë tanë verbohen për disa sekonda dhe më pas rregullohen dhe janë pikërisht këto sekonda kur fëmija juaj fillon të ndihet i frikësuar. Megjithatë, ekziston një “mashtrim” që ju ndihmon që fëmija juaj të përshtatet më lehtë me errësirën.

Kërkojini që të mbyllin sytë ndërkohë që dritat jane ende ndezur. Mbani sytë mbyllur për rreth 10 sekonda. Pas 10 sekondash, kërkojini fëmijës që t’i hapë sytë. Pasi ta bëjnë këtë gjë, nuk do e shikojnë dhomën e tyre aq të errët. Megjithatë, për siguri lërini një abazhur ndezur.