Fëmijët më të mençur dhe më të veçantë të zodiakut

909

Fëmijët më të mençur dhe më të

Yjet kanë ndikim të madh tek karakteri dhe personaliteti i gjithkujt, madje edhe tek vogëlushët tanë. Të gjithë fëmijët janë të mrekullueshëm, por disa veçanërisht janë më të mençur dhe më të urtë. Zbulojini!

Virgjëresha. Fëmijët e kësaj shenje janë më të mençurit e zodiakut. Të sinqertë dhe të veçantë ata i japin shumë rëndësi qetësisë. Kur i kritikon ata ulin kokën dhe përfitojnë nga këto kritika për të mos i përsëritur më gabimet. Me pak fjalë, virgjëreshat janë engjëj të vërtetë. Të gjithë ëndërrojnë të kenë fëmijë si ata.

Shigjetari. Fëmijët e kësaj shenje janë rreze drite. Gëzimi i tyre nuk shteron kurrë dhe i lumturin të gjithë ata që i rrethojnë. Këta fëmijë e kanë edhe shumë qejf leximin, kanë imagjinatë të zhvilluar dhe nuk druhen të flasin për gjërat që mësojnë. Fëmijët shigjetarë janë edhe mjaft të këndshëm dhe të afruar. Ndonjëherë dëshirat e tyre për të eksploruar mund të shkaktojnë probleme, por buzëqeshja engjëllorë heq çdo mërzitje.

Demi. Fëmijët e kësaj shenje janë të qetë dhe të mençur. Ndonjëherë ata janë aq të heshtur saqë duhet patjetër t’i nxitësh të dalin nga zona e tyre e rehatisë. Nga ana tjetër, në momente të caktuara ata mund të inatosen nëse i provoni nga gjërat që ata i argëtojnë. /A.S-Dritare.net