Fier/ Bie nga kati i tretë i pallatit, humb jetën 72-vjeçari

91

Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Fierit pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot” dhe se i moshuar ka rënë në mjediset e parkimit të pallatit.

 

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca.