Fikën qëllimisht mikrofonat, banorët e Big Brother VIP lajmërohen të bëjnë gati valixhet

85

Banorët e Big Brother VIP kanë thyer rregullat e lojës jo pak herë që prej hyrjes së tyre në shtëpi.

Një “zarf i zi” u është dërguar atyre pasditen e djeshme, duke i paralajmëruar për pasojat. Banorët shpesh kanë fikur mikrofonat e tyre me qëllim, në mënyrë që të mos dëgjohen, gjë kjo që është përsëritur vazhdimisht.

 

“Vëllai i madh” lajmëroi 13 banorët VIP të shtëpisë, që të bënin gati valixhet dhe të presin vendimin se cili do të jepet këtë të martë.