Fillojnë debatet e para mes vajzave në ‘Big Brother Vip’

86

Sot ka filluar dita e parë e izolimit në ‘Big Brother Vip’. Dhe që nga dita e parë banorët kanë pasur diskutime të shumta ku nuk janë lenë anash as diskutimi për punët e shtëpisë. Në videot e publikuara nga faqja zyrtare eprogramit, u kuptua që drejtim shtëpisë po i jep, Monika Lubonja e cila dëgjohet teksa thotë: “Krevatet duhet të jenë të rregulluar. Secili të vetin”.

Pra, kanë nisur konfliktet e para dhe s’mund të ishte ndryshe veçse për punët e shtëpisë. Nga ana tjetër një letër vjen në shtëpi dhe vëllai i madh deklaron se do i llastoj për disa ditë banorët me ushqimet. Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë. Ata do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.