Fjolla Morina i lë “shëndenë” burgut? Ja fotoja që po qarkullon në rrjet që ngre dyshime

84

Fjolla Morina mund të ketë dalë krejt papritur nga burgu dhe dyshimet i ka ngritur pikërisht një foto e publikuar sot nga bashkëshorti i saj Fisnik Syla. Ai ka ndarë në InstaStory një imazh ku shfaqet krahë këngëtares kosovare dhe vajzës së saj Alayah. Kjo e fundit feston sot ditëlindjen dhe Fisniku e ka uruar në postim duke shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen princeshë e vogël”. Fotoja duket sikur është realizuar pikërisht ditën e sotme gjatë një feste të organizuar për të voglën Alayah. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një fotografi e vjetër e tyre, por duhet theksuar se çifti e kanë bërë publike lidhjen e tyre në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa në profilin e Instagramit të këngëtares nuk ka asnjë postim për ditëlindjen e vajzës së saj dhe posti i fundit ka qenë i muajit korrik.

Kujtojmë se Fjolla u arrestua disa javë më parë në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.