Forcat RENEA hyjnë të armatosur në selinë e PD-së, nis shoqërimi i protestuesve

88

Forcat RENEA kanë hyrë të armatosur në katin e parë të selisë së Partisë Demokratike. Forcat Speciale janë bërë gardh në afërsi të Kuvendit, dhe më pas kanë hyrë në selinë blu.

Ndërkaq, ka nisur shoqërimi i protestuesve që u përfshinë në episode të dhunshme sot në protestën para selisë së PD-së.

Pak minuta më parë Policia e Shtetit ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës në oborrin e selisë së PD-së, dhe protestuesit nisën të largohen nga oborri i selisë blu.

Ndërhyrja e Policisë së Shtetit erdhi pas kërkesës që bëri PD, me argumentin se dhuna po u rrezikonte jetën dhjetëra demokratëve dhe drejtuesve të lartë të PD.