Foto/ Aksioni i feministeve, rrugëve të Tiranës u vendosen emrat e grave të vrara

109

Një grup aktivistesh të “Kolektivit Feminist” kanë ndërmarrë një aksion simbolik, duke “emërtuar” rrugët e Tiranës, me emrat e grave të vrara në vitin e shkuar.

Në një shoqëri ku dhuna strukturore dhe patriarkale i shndërron gratë në viktima dhe burrat në kriminelë e ku krimi justifikohet e për të cilin vazhdimisht fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri.

Mbi të gjitha, vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike. Për pasojë, adresimi i tyre meriton vëmendje gjithpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore“, thuhet ndër të tjera në reagimin tyre.