Foto/ Atentati në Astir, makina e bërë “shoshë” nga plumbat. Shihni fotot nga vendngjarja

46

Këto janë pamjet nga atentati mafioz në ngjarjen e ndodhur  te “2 rrathët” në Unazë të Re në zonën e Astirit, ku mbetën të vrarë Erigers Mihasi (32 vjeç) dhe Armando Dumani (26 vjeç), të dy këta me precedentë të mëparshëm penalë, për grabitje dhe ngjarje të tjera kriminale.

Mihasi ndodhej në vendin e shoferit, ndërsa atë të pasagjerit, Armando Dumani

Pas verifikimeve të kryera, automjeti tip “Audi A8” me targë AA 008 E,  në pronësi të njërit prej viktimave Erigers Mihasi është larguar me karrotrec nga vendi i ngjarjes.

Vlen të përmendet se dy viktimat ishin emra të njohur për drejtësinë. Mihasi ka qenë mik i ngushtë me ish-policin e vrarë Santiago Malko dhe dyshohet se ishte përfshirë në një grabitje me armë në banesën e prindërve të Elton Çiços, si dhe ishte përfshirë në sulmin në kompleksin “Eiffel”.

Po ashtu, edhe Dumani ishte një person i skeduar. Ai dyshohet se nën kërcënimin e armës kishte grabitur një bankë të nivelit të dytë.

Deri më tani, dihet se ekzekutuesit kanë qëlluar me kallashnikov me mjetin në lëvizje e më pas janë larguar nga vendngjarja.

Pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti në Thumanë një automjet tip “Toyota” të djegur, që dyshohet se ka lidhje me autorët e atentatit. Policia, në njoftimin e saj zyrtar, bëri me dije se targat e këtij mjeti (AA 532 ON ) rezultonin të vjedhura në kryeqytet.

Foto/ Atentati në Astir, makina e bërë “shoshë”

Foto/ Atentati në Astir, makina e bërë “shoshë”