Një sasi e madhe marijuane është sekuestruar mesditën e kësaj të shtunë në Malin e Zi.
Mediat vendase bëjnë me dije se droga është sekuestruar në pikën kufitare Bozhaj, pranë Hanit të Hotit në një kamion me targa shqiptare.
Ndër të tjera mësohet se droga ishte e paketuar dhe e fshehur në ngarkesën e kamionit me bime medicinale.
Kapja e saj nga autoritetet malazese është bërë gjatë kontrollit të ngarkesës së kamionit me targa shqiptare, destinacioni i të cilit nuk bëhet me dije.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me sasinë e kapur dhe nëse ka të shoqëruar.