FOTO/ Kush është i riu që vdiq në aksidentin në Elbasan

59

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Mirakë.

Viktimë mbeti i riu Rei Palloshi 21 vjec nga qyteti i Elbasanit. I riu, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip audi 3 ngjyrë të bardhë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një arë, ndërsa mjeti është kthyer përmbys.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një kalimtar i rastit ai që ka pikasur makinën e përmbysur duke njoftuar policinë. Ka dyshime se dalja e mjetit nga rruga të ketë ndodhur shumë më parë nga se u lajmërua policia, pasi nga kqyrja e mjetit motorri ka qënë i ftohtë.

U desh ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikëses për nxjerrjen e trupit nga makina, ndërsa policia fillimisht kërkoi për një trup të dytë por fatmirësisht rezultoi se 21 vjecari kishte qënë i vetëm në mjet.

Shkak për aksidentin mendohet se është bërë lagështira e madhe që ka qenë e pranishme në këtë aks rrugor. Grupi hetimor në vendngjarje nisi hetimet për këtë rast.