Fotoja e Ditës: Vajza e Ledrit në krahët e Dua Lipës

68

Vizita e Dua Lipës në Tiranë ishte një surprizë e vërtetë për të gjithë shqiptarët, sidomos për fansat e këngëtares me famë botërore. Dita e sotme ishte e gjatë për artisten 25-vjeçare por edhe e bukur, ashtu siç e cilësoi dhe ajo vetë.

Ndërkohë që vëmendja u fokusua më shumë te takimet e saj me Kryeministrin Edi Rama, Kreun e Bashkisë Erion Veliaj, inspektimin e punimeve në kopshtin që po rindërton për 300 fëmijët dhe konferenca e saj për shtyp, të gjithë po flasin vetëm për një foto:

Atë ku ajo ka pozuar me vajzën e Ledri Vulës në krah! Siç mund ta dini Dua dhe reperi njihen prej kohësh, edhe familjet e tyre që sot vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie shumë të mirë.

Në fotografinë e bërë tashmë virale, këngëtarja ka pozuar me Poem Blu në krahë, pranë Sarës dhe Ledrit. Më pas ky i fundit ka publikuar në Instagram një tjetër moment, ku ai afron vogëlushen drejt Duas, e cila e pret me krahë hapur.

“Poem Blu takon Dua Lipën”, shkruan ai në postim. Mund të themi me plot gojën se Fotoja e Ditës është pikërisht ajo ku Dua e mban në krahë Poem Blu!