FOTOLAJM/ “Babi, vrapo, nafta është çmendur”, vogëlushi mbart mbi shpinë pankartën me shkrimin e veçantë

248

Ndërkohë që protesta kundër rritjes së çmimeve ka filluar përpara kryeministrisë, në protestë i pranishëm ka qenë edhe një vogëlush i cili ka tërhequr vëmendjen me pankartën e veçantë që mbante mbi shpinë.

Në pankartë shkruhet: Babi, vrapo, nafta është çmendur!”.

Kjo është dita e tretë e protestave në të gjithë vendin ku qytetarë të shumtë kanë marshuar në rrugët kryesore duke bllokuar qarkullimin si rrjedhojë e revoltimit të tyre ndaj rritjes së çmimeve./asutimes.com