FOTOT/ 44-vjeçari bie në hall me fansat, i kërkojnë të ndahet nga e dashura 19 vite më e re

179

Një 44-vjeçar, i cili është dashuruar me një vajzë 19 vite më të re se ai, ka rënë në hall me fansat. Ata i kërkojnë që të ndahet nga ajo. Michael Stomatuk dhe e dashura e tij 25-vjeçare, Emily Downing, u takuan në 2018-ën gjatë një seance yoga, shkruan “The Sun”.

Ai bëri lëvizjen e parë duke e komplimentuar për lëvizjet dhe të dy ndjenë një kimi të menjëhershme.

Megjithatë, në fillim Emily hezitonte të kishte një marrëdhënie me 44-vjeçarin për shkak të diferencës së madhe në moshë që kishin me njëri-tjetrin. Por pas konsolidimit të marrëdhënies së tyre ai vazhdpi të postonte video në TikTok, ku ka marrë komente të tilla si, ‘Ju keni një buzëqeshje të bukur’ dhe ‘I dua flokët tuaj’ që i rrit besimin tek vetja.

Sidoqoftë, ai ka pasur disa komente të pakëndshme nga vajzat dhe djemtë, të cilët Michael thjesht i sheh, pasi Emily nuk shqetësohet nga komentet e tyre.

Ai tha: “Unë kam mbledhur mbi 500,000 ndjekës, për të cilët jam shumë mirënjohës dhe shpesh marr komente si: ‘A nuk je ti ai djali hot nga TikTok?’

Komentet ngacmuese në fakt më duken mjaft qesharake. Edhe pse, këto komente nuk kanë ndikuar në marrëdhënien tonë, ka pasur shumë mesazhe për Emily nga të panjohur.

Ata i thonë se unë nuk kam qenë besnik ndaj saj dhe se duhet të ndahet nga unë, por kjo nuk është e vërtetë dhe Emily e di këtë. Kjo është gjëja kryesore, por nuk është aq e lehtë për të të dëgjojë pretendime të tilla si ky”