Nga injorimi tek përgjegjshmëria, këto situata ua fusin frikën deri në palcë të gjitha shenjave.
Deri më tani keni parë në shumicën e rasteve anën pozitive të çdo shenje horoskopi, por ekziston edhe ana e errët e secilës shenjë, më saktësisht frika juaj më e madhe bazuar te shenja juaj e horoskopit. Ja cilat janë frikërat sipas yjeve:
1. Dashi/Frika për të humbur njerëzit e dashur
E vetmja gjë që kanë frikë personat e shenjës së Dashit, është frika për të humbur njerëzit e dashur. Ata njihen si luftëtarë dhe nuk e pranojnë, si dhe nuk e durojnë dot faktin se kanë humbur në një betejë që ka rëndësi për ta.
2. Demi/ Frika nga paqëndrueshmëria financiare
Demat duan të jenë rehat me jetën e tyre dhe ta shijojnë në mënyrën më të mirë. Paqëndrueshmëria ekonomike për ta është frika më e madhe.
3. Binjakët/ Frika për të marrë vendime
Binjakët simbolizojnë dy pjesë të ndryshme të karakterit të njeriut dhe nuk vendosin dot me siguri. Frika më e madhe e tyre është marrja e një vendimi të rëndësishëm.
4. Gaforrja/ Frika për t’u larguar nga shtëpia
Personat që i përkasin shenjës së Gaforres dëshirojnë të qendrojnë në zona të sigurta. Ata duan vende ku askush nuk mund t’i lëndojë, pasi njihen si shenja më ndjeshme e zodiakut.
5. Luani/ Frika nga injorimi
Personat që i përkasin shenjës së Luanit njihen për vetbesimin. Frika më e madhe për ta është injorimi, pra nëse dikush i injoron.
6. Virgjëresha/ Frika për mangësi ndaj gjërave
Virgjëreshat njihen për dëshirën që kanë për t’i pasur gjërat perfekte. Në rastet, kur kjo gjë nuk ndodh, ata frikësohen shumë.
7. Peshorja/ Frikë për të qëndruar vetëm
Personat e shenjës së peshores, sipas intv.al njihen për dëshirën që kanë për të pasur pranë njerëz dhe vetmia i frikëson shumë. Ata nuk mund të qëndrojnë dot vetëm.
8. Akrepi/ Frikë nga braktisja
Ata janë të frikësuar nëse të tjerët mund t’i braktisin, ose nëse humbin individualitetin në një marrëdhënie. Ata mendojnë për të ardhmen dhe i bëjnë shpesh pyetje vetes si do shkojë jeta e tyre.
9. Shigjetari/ Frikë nga humbja e lirisë
Personat e kësaj shenje njihen për dëshirën që kanë për të udhëtuar dhe bërë aventura. Ata kanë frikë nga zënia e hapësirës së tyre, pasi liria ka shumë rëndësi për ta.
10. Bricjapi/ Frikë nga dështimet
Personat e shenjës së bricjapit kanë shumë frikë nga dështimet. Ata njihen për korrektësinë dhe ambicien e tyre dhe dështimi i tmerron shumë.
11. Ujori/ Frikë nga kompromiset
Ata nuk pëlqejnë kompromiset në fusha të ndryshme në jetë. Ata urrejnë idenë e “punës në grup”, sepse ujori ka mendjen e vet. T’i lësh ata vetëm që të vendosin për gjërat, është gjëja më e mirë.
12. Peshqit/ Frikë nga përgjegjësitë
Peshqit njihen për botën e tyre plot fantazi, që nuk duan të rriten. Frika më e madhe e tyre është: përgjegjshmëria. /Lajmi.net/