Frikë për rrezatim shkatërrues, Ukraina ‘ngre alarmin’! Çfarë ndodh në centralin bërthamor të Çernobilit

177

Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës tha se furnizimi me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit nuk është rikthyer ende, pavarësisht se ministria ruse e energjisë pretendoi të enjten se specialistët bjellorusë e kishin rregulluar problemin.

Ukraina paralajmëroi të mërkurën se kishte një rrezik në rritje të një rrjedhjeje rrezatimi në termocentral, i cili pësoi aksidentin më të keq bërthamor në botë në vitin 1986, pasi një kabllo e tensionit të lartë u shkëput gjatë luftimeve midis forcave ukrainase dhe ruse dhe furnizimi i saj i jashtëm me energji elektrike u ndërpre.

Kur ndërpritet furnizimi i jashtëm me energji elektrike, futet një gjenerator emergjence me naftë.

Inspektorati tha se përpjekjet për të rivendosur furnizimin e jashtëm me energji elektrike në vendin, i cili ndodhet afër kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë dhe aktualisht është i pushtuar nga forcat ruse, ishin “në progres”./asutimes.com