Gazetari i Bild që nxori përgjimet: E pabesueshme çfarë po ndodh në Shqipëri! Kërcënime ndaj shtypit të lirë nga administrata e Ramës. I kam provuar vetë

223

Gazetari gjerman i “Bild” Peter Tiede, personi që publikoi përgjimet për zgjedhjet në Dibër, denoncon sërish qeverinë.

Në një postim në “Facebook”, ai del në mbështetje të gazetares Desada Metaj, për të cilën thotë se është akuzuar për thirrjen e protestave dhe organizimin e tyre duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërcënon shtypin e lirë. Madje ai thotë se kjo gjë i ka ndodhur dhe atij personalisht.

“E pabesueshme se çfarë po ndodh përsëri në Shqipëri: Sot policia hyri në banesën e gazetares Desada Metaj. Prej ditësh ka pasur protesta për vrasjen e një 25-vjeçari nga oficeri i policisë. U qëllua nga prapa sepse ai shkeli urdhrat e COVID dhe doli nga shtëpia pas bllokimit…
Tani kolegia e njohur shqiptare që komentoi ngjarjet është akuzuar për thirrjen e protestave dhe organizimin e tyre.
Ky është një rast i ri i paaftësisë dhe kërcënimeve ndaj shtypit të lirë nga administrata e Edi Ramës, duke intimiduar dhe paditur rregullisht gazetarët. Të dyja më kanë ndodhur personalisht. Por kolegët në vend po kalojnë më shumë vështirësi”, deklaron Tiede.Peter Tiede Fb