Gazetari i njohur shqiptar tregon se C.Ronaldo e ka pisk punën, ja sa do gjobitet nga Coca-Cola

86

Jo pak bujë bëri video ku futbollisti Cristiano Ronaldo largoi nga tryeza e konferencës, ku ishte ulur dy shishet e Coca-Cola. K veprim i kushtoi jo pak, por plot 4 miliardë dollarë dëm kompanisë.

I ftuar në “PASO EURO 2020”, gazetari i njohur, Reis Çiç ka folur rreth kësaj ngjarje, duke treguar se shumë shpejt kompania e Coca-Cola do ta “ndëshkojë” futbollistin.

Ronaldo është makineri golash. Nuk jam tifoz i tij, por është shumë i mirë në fushë, qershia mbi tortë e Portugalisë. Për sa i përket gjestit të tij, do të dëgjoni shumë shpejt se ai do të ndëshkohet me gjobë. Jo se Ronaldos i shkakton ndonjë problem një gjobë 20-30 mijë dollarë, por kompania do e ndjeki këtë, pasi sponsorat e kampionatit janë shumë të fuqishme.

Çiço tregoi gjithashtu se është një tifoz i Italisë prej vitesh dhe dëshiron që kjo skuadër ta fitojë kampionatin.