Gazetari shpërthen ndaj Bashës: U katandise si Nuri Beu, ai të paktën ishte burrë, ti je palaço

104

Vetmia e Lulzim Bashës në selinë e partisë, ndërkohë që delegatët mbajnë Kuvendin Kombëtar të PD-së,   ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme.

Mijëra demokratë janë mbledhur në ‘Air Albania’ për Kuvendin Kombëtar ku edhe u morën vendimet e para, ndryshimet në statut, Lulzim Basha zgjodhi të qëndronte vetëm në PD, ku organizoi një evenimet në korridorin e partisë dhe më pas mbajti një fjalim në shkallët e selisë.

Gazetari Elvi Fundo, përmes një postimi në rrjetet sociale ironizon Lulzim Bashën.

Ai e ka krahasuar atë, me personazhin komik të filmit ‘Koncert në vitin 36’, me atë të Nuri Beut!