Gazetarja e njohur bën gjestin e madh për afganët që do vijnë në Tiranë

98

Gazetarja Alice Taylor ka filluar mbledhjen e ndihmave për qytetarët afganë që do të mbërrijnë në Tiranë.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale listën me produktet që mund të blejnë qytetarët për t’u ardhur në ndihmë afganëve.

Në listë përfshihen dezinfektues, shampoo, oriz, salcë domate, kripë, kafe, qumësht, pastë dhe furçë dhembësh, lëng frutash, çokollatë dhe libër ose lodra fëmijësh.

Të gjithë qytetarët që kanë dëshirë për të ndihmuar afganët që do të vijnë mund t’i dërgojnë ndihmat në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 0698476513.

Image