Gazetarja shpërthen në të qeshura, teksa lexon lajmin për rritjen e…

130

Gazetarja ruse, Aleksandra Novikova ka krijuar një situatë qesharake teksa nuk ka mbajtur të qeshurën gjatë transmetimit të edicionit live.

Ajo po jepte lajmin e mirë për rritjen e pensioneve që do të përfitonin personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës kur u shpërqendrua. E qeshura e saj sikurse dëgjohet nga video nis ndërsa është duke lexuar kronikën.

Edhe pse u mundua që të qetësohej sado pak nuk ia doli dot të kontrollonte veten.