Georgina Rodriguez i beson pamjen e saj për të disatën herë stilistes shqiptare

243

Futbollisti Cristiano Ronaldo mori titullin si ‘futbollist i shekullit’ gjatë ‘Globe Awards 2020’ në Dubai.

Në këtë event e shoqëroi partnerja e tij, e cila arriti t’i marrë shkëlqimin yllit të futbollit Ronaldos.

Provokuese dhe mjaft joshëse, me një fustan të gjatë, të çarë në anësore, ajo arriti të kthehej në kryefjalën e ceremonisë.

Georgina i besoi pamjen e saj, silistes shqiptare, Lia Stublla.

Në fakt nuk është hera e parë që Georgina vishet nga stilistja Stublla.

Georgina shkëlqeu, teksa e kompletoi veshjen e saj me një xhaketë të zezë, me një çantë të vogël të bardhë Prada.ImageImageImage