Gjashtë mënyra si ta përmirësoni jetën S€ksuale pas moshës 50-vjeçare!

128

Gjatë moshës së mesme, jeta e një gruaje ndryshon shumë. Fertiliteti humbet, ndryshimet hormonale shkaktojnë probleme të ndryshme në jetën e përditshme, fëmijët largohen nga shtëpia, plakja fillon t’i bëjë edhe më të dukshme shenjat e saj, prindërit vdesin. Prandaj, nuk është për t’u habitur që marrëdhëniet seksuale të grave shkojnë një ose dy vende më pas para se të shkojnë në fund fare. Pas njëfarë kohe, shumë gra mendojnë se e kanë humbur plotësisht seksualitetin e tyre.

Atëherë, si mund të adresohet sfida dhe të përmbyset ky rezultat? Gjinekologia amerikane Susan Hardwick-Smith tregon disa mënyrë që mund ta bëjnë më të mirë jetën seksuale të një gruaje që është në të 40-tat, 50-tat dhe madje 60-tat e saj. Nuk ka rëndësi se si ndihet për momentin, por të kuptojë që seksualiteti i saj nuk është zhdukur.

1. Ndryshoni mendimin për seksin!

Për shumë njerëz, seksi ka të bëjë me depërtimin. Po, kontakti fizik luan një rol më të rëndësishëm veçanërisht kur je në një moshë më të madhe. Kontakti fizik është çelësi i marrëdhënieve të shëndetshme dhe depërtimi nuk është gjithmonë një mënyrë e mirë për ta shprehur. Në fakt vetëm 4 në 10 gra kanë orgazëm të rregullt përmes depërtimit. Gjatë ndryshimeve hormonale dhe fizike që ndodhin te gratë e moshës së mesme, depërtimi shpesh mund të bëhet i vështirë, në mos i pamundur. Duhet të gjeni një zgjidhje që t’i kënaqë të dyja palët.

2. Jepini prioritet lidhjes!

Ndërsa plakeni, bëhet gjithnjë e më e vështirë për të arritur orgazmën dhe kjo mund të shkaktojë stres dhe një shkëputje që ndalon intimitetin fizik. Pra, në vend që të mendoni kështu ,përqendrohuni te lidhja me partnerin tuaj. Procesi i marrëdhënies seksuale mund të jetë po aq i kënaqshëm sa orgazma, pasi të dy partnerët krijojnë më tej intimitetin e tyre fizik.

3. Kërkoni aventura!

Kërkimet tregojnë se mënyra më e mirë për një grua që të arrijë orgazmën pas moshës 50-vjeçare është përmes një ndihme seksuale. Mbase është koha ta provoni, pavarësisht nëse keni apo jo një partner seksual. Gratë kanë nevojë për më shumë eksitim kur plaken dhe duhet të përfitojnë nga zbulimi i llojeve të reja të eksitimit.

 

4. Duajeni veten, ndihuni rehat me lëkurën dhe trupin tuaj!

5. Hulumtimi i Dr. Hardwick-Smith konfirmoi një lidhje midis gjendjes mendore dhe kënaqësisë seksuale. Gjendja shpirtërore është e ndryshme te çdo njeri dhe ndryshon sipas asaj që i ka dhënë Zoti, joga, meditimi, natyra. Por thelbi i gjithçkaje është të kuptoni thellë lidhjen me diçka më të madhe, bazuar te dashuria, komunikimi dhe dhembshuria. Hidhërimi është faktori numër 1 i humbjes së epshit te gratë, prandaj falja dhe rikrijimi e marrëdhënieve është çelësi i jetës seksuale të shëndetshme e të kënaqshme pas moshës 50-vjeçare.

6. Komunikoni dhe tregoni qëllimin tuaj!

Krijoni momente të vogla me partnerin tuaj për të mbajtur ndezur flakën mes jush. Edhe një lëvizje e vogël mund të bëjë një ndryshim te nivelet e pasionit. Për shembull, kur ia kushtoni gjithë vëmendjen partnerit tuaj qoftë edhe për një minutë, kjo do të thotë që jeni të interesuar për lumturinë e tij dhe ky komunikim rrit dëshirën për kontakt fizik.