Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë akuzat e kritikëve për rrjedhën e ngadaltë të vaksinimit kundër koronavirusit në Gjermani, duke deklaruar se qendrat e mëdha të vaksinimit, të cilat u formuan vitin e kaluar, janë duke punuar me kapacitet të plotë. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..
Në një intervistë me Cet-De-Ef gjerman, Merkel tha se ishte zhgënjyer për shkak të zbatimit të ngadaltë të vaksinimit në fillim, por ajo këmbënguli se kjo ka ndodhur për shkak të vaksina u zbulua vetëm një vit pasi ndodhi pandemia, transmeton portali arbresh.info
Ajo gjithashtu vlerësoi se nuk ishte deklaruar qartë se nuk do të kishte vaksina të mjaftueshme për të gjithë në fillim.
Merkel hodhi poshtë pretendimet se Bashkimi Europian u tregua koprrace në porositjen e vaksinave, ndërsa shtoi se fakti që vaksinat kanë arritur më shpejt në Britani të Madhe dhe SHBA “nuk është çështje parash”.
Gjermania, në valën e parë të pandemisë u morr shembull për menaxhimin e mirë të situatës me Covid-19, ndërsa në valën e dytë ishte një ndër vendet e goditura rëndë nga epidemia.