Gjithçka duhet të dish për Peshqit, shenjën më ëndërrimtare të horoskopit

141

Peshqit kanë një imagjinatë super të zhvilluar, janë romantikë, janë unikë, janë thjesht ëndërrimtarë…Lista me karakteristikat e Peshqve është e gjatë dhe sigurisht, e mbushur me cilësi të mira dhe jo aq të mira.

Duhet ta dish se Peshqit kanë si simbol dy peshq (gjeniale, apo jo?) që kanë drejtime të kundërta, që krijojnë raporte me rrymën dhe lidhjen. Elementi i tyre është uji dhe planeti që i udhëheq, Neptuni.

Tani, le të notojmë në thellësi dhe të mësojmë më shumë!

Si janë Peshqit në punë?

Si një shenjë uji, Peshqit shquhen për natyrën e tyre si kameleon. Ata përshtaten, ndiejnë empati dhe janë gjithnjë të hapur ndaj mendimeve dhe emocioneve të të tjerëve.

Nëse ka një këngë që i përshkruan më së miri, është kolona zanore e “Friends” (“I’ll beee there fooor yooou, na na na”). Pra, edhe në zyrë, Peshqit janë kolegët më të mirë. Gjithashtu, janë vizionarë dhe kanë ide brilante.

Një aspekt jo dhe aq pozitiv? Peshqit duan ca kohë të marrin vendime. Ca si shumë kohë…

Si janë Peshqit në një lidhje?

Peshqit kërkojnë shpirtin binjak! Ata vdesin për lidhje të qëndrueshme, të mbushura me ndjesi dhe biseda të thella. Peshqit nuk dalin nga rryma e standardeve të tyre dhe gjithmonë kërkojnë maksimumin.

Një aspekt negativ? Shmangin paksa bisedat e vështira dhe i kap paniku nëse i thua: “Duhet të flasim!”.

Si janë Peshqit në aspektin shoqëror?

Peshqit janë aty me ty, edhe për një maratonë në Netflix, edhe për një natë në club. Ata janë super të kujdesshëm dhe interesohen gjithnjë për miqtë, janë empatikë dhe nëse i thua një problem, mundohen ta zgjidhin bashkë me ty. Peshqit udhëhiqen nga Neptuni dhe si të tillë, kanë intuitë të paparë, ëndrra dhe vizione, ndaj nëse Peshqit të thonë diçka mbi dikë, apo mbi të ardhmen, besoji!

Një aspekt negativ? Janë kompleet në botën e tyre. Nëse kanë një mendim dhe ti i tregon fakte se është e kundërta, mos prit të ndryshojnë qëndrim.

Si sillen Peshqit kur janë vetëm faare?

Peshqit klasikë duan të ndihen rehat në habitatin e tyre. Domethënë, imagjino veten sikur je shtrirë me shpinë dhe po të përkundin dallgët. Njësoj duan të jenë dhe Peshqit.

Ata kanë një prirje të lindur për artin, shohin gjithnjë ëndrra, edhe me sy hapur dhe janë shumë të dhënë pas spiritualitetit, kristaleve dhe meditimit.

Hmm, nuk janë shumë të fiksuar pas rregullit, (sepse kush do ta rregullojë shtëpinë kur mund të ëndërrojë?) ndaj mos mendo se janë shenja më e organizuar.