“Gjithnjë e më shumë do të bëhesh më i/e pavarur ekonomikisht. Horoskopi javor nga e Hëna tek e Diela”

290

Shkurti iku me shumë drama dhe shpresojmë që marsi të vijë ca më i mbarë, ndërkohë, po të tregojmë edhe horoskopin javor.

Dashi

Të duhet një rifillim në raportin tënd romantik Dash dhe fatmirësisht, bashkëveprimi i Afërditës dhe Jupiterit ta mundësojnë këtë. Një shans fantastik për të arritur ku do të jesh në marrëdhënien tënde dhe për të planifikuar si duhet të ardhmen. Mërkuri te Peshqit të ndihmon të çlirohesh nga gjithçka negative që të ka rrethuar deri më tani.

Demi

E shkuara ka ikur Dem dhe meqë gjatë gjithë kësaj kohe nuk ke hequr dorë, besojmë se duhet ta bësh tani. Jeto në të tashmen dhe mbushe veten me shpresë, optimizëm dhe pikëpamje të qarta për të ardhmen. Nëse ti e di çfarë do, shumë shpejt do ta realizosh.

Binjakët

Miqtë apo dashurinë? Apo të dyja? Këtë javë, kujdesu që të bësh më të mirën për shoqërinë dhe romancën, pasi nuk janë dhe aq të ndara sa mendon ti. Mërkuri të dhuron intuitën e duhur dhe sigurisht, edhe suksesin që pret në çështjet e karrierës.

Gaforrja

Lidhje, kontakte dhe përgjegjësi! Këto të presin këtë javë, Gaforre! Gjithashtu, Afërdita dhe Jupiteri të ndihmojnë të shohësh qartë marrëdhëniet të cilat ndikojnë në suksesin tënd profesional. Kontakto me njerëzit e duhur dhe do të shkosh lart e më lart.

Luani

Një person që është shumë ndryshe nga ti, ama shumë tërheqës do të shfaqet në horizont, për të ndezur shkëndijat e para mes jush. Kimia do ta çojë raportin tuaj në nivele të papara dhe ty të mbetet vetëm ta shijosh!

Virgjëresha

Kjo periudhë të motivon të ndash sekrete, dëshira, ëndrra, frikëra dhe ndjesi që të mundojnë. Është momenti të bëhesh më i/e ndjeshëm/me dhe t’u tregosh njerëzve të dashur një anë tjetër tënden. Merr kurajon dhe dil nga zona e rehatisë!

Peshorja

Sigurisht që të kundërtat tërhiqen, Peshore! Afërdita dhe Jupiteri po të sjellin dikë të pazakontë që do të të zgjojë qindra emocione, do të të ndihmojë të jesh një version më i mirë i vetes dhe të njëjtën gjë do të bësh edhe ti. Marsi çel ndjesi të reja, ndaj përgatitu!

Akrepi

Bëj hapa të vegjël, Akrep! Askush nuk të nxiton. Gjatë kësaj periudhe, hape zemrën dhe përjetoje dashurinë nga njerëzit që të rrethojnë. Ekziston rreziku që të lëndohesh, por nëse nuk e bën tani, kur ke në plan ta bësh? Beso në vlerat e tua dhe gjërat e mira do të reflektohen tek ti.

Shigjetari

Shprehe veten, kërko atë që do, emëroje emocionin, vendos barriera dhe shiko një tablo më të gjerë dhe të guximshme! Kjo javë të ndihmon të flasësh me njerëzit e tu më të dashur dhe të bësh biseda të thella dhe kuptimplota.

Bricjapi

Një konflikt do të nisë në familje dhe ti do t’i ndihmosh familjarët për ta zgjidhur atë. Mërkuri të ndihmon shumë me komunikimin dhe të bën një orator/e të përkryer, i/e cili/a di si ta përdorë tonin e zërit, gjestikulacionet dhe argumentet.

Ujori

Përdor fjalët e tua, Ujor! Komunikimi dhe dëgjimi do të të japin rezultate fantastike në të gjitha marrëdhëniet e tua. Qartëso vlerat e tua, vendosi në praktikë, qëndro i/e motivuar dhe do të shpërblehesh!

Peshqit

Gëzuar ditëlindjen, shenja më ëmdërrimtare. Arritjet financiare dhe një periudhë e bukur shërimi dhe reflektimi do të vijë së bashku me pranverën. Gjithnjë e më shumë do të bëhesh më i/e pavarur ekonomikisht dhe kjo do të të ndihmojë shumë, në çdo aspekt jetësor.