Gjyqi më i madh prej dekadash/ Vrasje, zhvatje dhe drogë, dënohen 70 anëtarë të Ndraghetës! Mes tyre zyrtarë të lartë

75

Faza e parë e asaj që quhet “gjyqi më i madh i mafiozëve” ka nisur me dënimin e 70 personave, anëtarë të grupit kriminal Ndragheta.

Të pandehurit u përballën me akuza duke përfshirë tentativë vrasje, zhvatje e deri në trafik narkotikësh.

Gjatë dy viteve të ardhshme, 355 mafiozë të dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar do të përballen me gjykatën për përfshirjen e tyre me grupin më të pasur dhe më të fuqishëm të krimit të organizuar në Itali.

Qindra avokatë dhe gati një mijë dëshmitarë janë të përfshirë. “Gjyqet maxi” të së shtunës u zhvilluan me dyer të mbyllura në një sallë gjyqi të rindërtuar posaçërisht në qytetin kalabrez të Lamezia Terme.

Të akuzuarit kishin zgjedhur një gjyq të shpejtë që u lejoi atyre t’u zvogëloheshin dënimet me një të tretën nëse shpalleshin fajtorë. Gjyqtarët i dhanë gjashtë prej të dënuarve dënimin maksimal prej 20 vjetësh.

21 të pandehur të tjerë u shpallën të pafajshëm.

‘Ndrangheta është një rrjet i përhapur kriminal i përbërë nga rreth 150 familje. Lista e gjatë e akuzave përfshin një sërë akuzash për drogë, vrasje, tentativë vrasjeje, zhvatje, marrje kredie, zbulim të sekreteve zyrtare dhe shpërdorim detyre.

Bosi i supozuar Luigi Mancuso, 67 vjeç, i cili njihet me pseudonimin “Xhaxhai” dhe ish-senatori Giancarlo Pittelli, 68 vjeç, për të cilin prokurorët kanë pretenduar se ishte rregulluesi i tij i jakave të bardha, do të përballen me gjyqe më të gjata gjyqësore në një datë të mëvonshme.