Gjyshi më i fortë në botë, askush nuk e beson kur merr vesh moshën e vërtetë

79

Yang Xinmin, një 72-vjeçar kinez, ka habitur rrjetin. Kjo, për shkak të formës së tij fizike të pabesueshme. Nëse do të shohësh fotot e tij, është e vështirë ta besosh që ai është 72 vjeç.

Mjeku i tij thotë se në fakt, trupi i tij është i një 30-vjeçari. “Forma e trupit tim, forca dhe fuqia e muskujve të mi janë më të mira se shumica e të rinjve, edhe pse
tani kam kaluar 70-të,” tha ai.

“Qëllimi im është ruajtja e shëndetit dhe anti-plakja në mënyrë që të kem energji për të bërë diçka tjetër”, tha 72-vjeçari.

Ai merret prej 40 vjetësh me stërvitje, pasi ka qenë bodybuilding dhe ka fituar rreth 100 çmime në Kinë. Sot, edhe pse 72 vjeç, Xinmin arrin të ngrejë 170 kg.