Greg Rama ‘proteston’ për rritjen e karburantit, ironia e djalit të kryeministrit

293

Rritja e çmimit të karburanti është shndërruar në kryefjalën e të gjithë shqiptarëve. Ka qenë kjo edhe arsyeja pse ditën e djeshme u mbajt edhe protesta e parë përpara Kryeministrisë.

Nuk munguan në këtë protestë as pankartat ironike në lidhje me rritjen e çmimeve. “Erdha nga Laçi pa X5”, “Erdha nga Korça me biçikletë”, ishin vetëm disa nga batutat e djeshme. Protestuesit ndër të tjera kërkuan nga qeveria uljen e çmimeve, por kishte nga ata që kërkuan edhe largimin e Ramës.

“Rritja e mirëqënies”, ka shkruar djali i madh i kryeministrit duke ironizuar kështu këtë shëtitje kaq larg pamjes së një metropoli si Tirana. Ndonëse fotoja është një memorie e para 9 viteve, ai e ka ripublikuar ditën e sotme, duke e përshtatur më së miri me realitetin e këtyre ditëve, që nuk kishte sesi mos ta prekte as atë.

Gregu ka zgjedhur që të qëndrojë larg vëmendjes mediatike. I orientuar në rrugën e artit, ai shfaqet rrallë në jetën publike të Tiranës, ose përkrah të atit.

Edhe postimet e tij në rrjetet sociale i dedikohen kryesisht punës së tij.

Ndaj kjo mënyrë e tij e të ‘protestuarit’ është shumë e veçantë, nëse i referohemi profilit që ai ka./Shqiperia ime.com.al