Groposi fqinjin e mitur, 38-vjeçari vite më parë kishte tentuar të vriste një vajzë. Klodian Çalamani pranon krimin makabër në polici

51

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen makabër të ndodhur në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 8-vjeçar u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji i tij.

Ky i fundit, 38-vjeçari Klodian Çalamani, i cili tashmë është arrestuar nga policia, ka tentuar që vite më parë të kryejë një akt të tillë. Ai vite më parë ka marrë peng një vajzë të këtij fshati, të cilën e kishte fqinje, por kjo e fundit ka shpëtuar mrekullisht.

Për gati 20 minuta ai bashkë me një shokun e tij, kanë tentuar që të vrasin vajzën. Por fatmirësisht ajo arriti që të shpëtonte, ndërsa Çalamëni vijoi jetën i lirë.

Mësohet se, autori i ngjarjes, ka pranuar krimin e rëndë në polici.