Gurë e gaz lotsjellës, protesta në Bruksel kundër masave anti-covid

85

Rrugët e Brukselit u shndërruan në arenë dhune mes protestuesve dhe policisë, për shkak të kufizimeve që kanë imponuar autoritet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Protesta fillimisht ishte paqësore ku mijëra qytetarë marshuan përmes qendrës së kryeqytetit belg drejt lagjes ku ndodhet selia e institucioneve të Bashkimit Europian.

Një grup protestuesish filluan të gjuanin me gurë ndaj efektivëve të policisë.

Këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. Shumë qytetarë në Belgjikë janë kundër rregullave sipas të cilave çdo person i cili dëshiron të hyjë në bare apo restorante duhet të tregojë fillimisht pasaportën shëndetësore.

Presioni është shumë i madh. Si persona në moshë madhore ne nuk duhet të vaksinohemi po ka shumë presion nga bashkëmoshatarët, fqinjët dhe miqtë.

Një pjesë e madhe e popullsisë është e ndarë sa i përket kësaj çështjeje dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, u shpreh një qytetare.

Javën që kaloi u shpallën masat e reja si detyrim për mbajtjen e maskës tek fëmijët e shkollave fillore dhe zgjatja e pushimeve për të vegjlit.