HABlT VAJZA NGA PRISHTINA, E BËRA ME PROFESORlN, PASI AI ME PREMTOl NOTËN 6..!!

135

Unë të dua, por jemi lidhur shumë shpejt bashkë, me një fjalë… Nuk po të them që duhet të ndahemi, jo– shtoi ai duke më hedhur një vështrim fals – por duhet të lidhemi edhe me persona të tjerë, para se të vendosim se çfarë të bëjmë me jetët tona.– Po unë nuk dua të lidhem me askënd tjetër! – kundërshtova. – Ç’më interesojnë të tjerët kur unë të dua vetëm ty? Unë jam më se e sigurtë për ndjenjat e mia. Megjithatë, mos u shqetëso, nuk kam asnjë qëllim të të mbaj. Nëse do të më lësh, bëje, por të paktën pranoje. – i thashë duke u ngritur e nevrikosur nga tavolina. Nuk doja që ai t’i shikonte lotët e mi.

Gjithçka që më mbeti nga kjo lidhje ishte vetëm ora, që ma kishte bërë dhuratë ai dhe zemra e thyer. Ai mendonte se ishte tepër i ri për të bërë zgjedhjen më të rëndësishme, për të zgjedhur njeriun me të cilin do të kalonte pjesën tjetër të jetës. Ditët që kaluan, ishin një tmerr i vërtetë. Isha e detyruar ta shikoja Enon në klasë çdo ditë dhe të bëja sikur nuk kishte ndodhur asgjë, ndërkohë që ai shoqërohej me shumë vajza të tjera. Meqë kishim zgjedhur rrugën më të vështirë, kisha vendosur të hiqja dorë nga lidhja jonë.

Edhe kur ai përpiqej të më fliste, unë nuk i flisja më. Ajo që bëri, më preku shumë edhe për faktin se nuk e prisja nga njeriu që e doja. Ndryshimet e ndodhura në jetën time po pasqyroheshin në rezultatet e mia në shkollë. Profesorët, me të cilët më parë kisha një marrëdhënie shumë të hapur, papritur më kthyen krahët, duke më akuzuar për neglizhencë dhe duke u ankuar vazhdimisht te prindërit e mi. Të gjithë, përveç njërit. Profesori i fizikës, Sokoli, në vend që të bënte si të tjerët, më mori veçmas dhe, me takt, më pyeti se çfarë po më ndodhte. Pas orës së tij të mësimit, më kërkoi të qëndroja në klasë. Ishim vetëm dhe ai më kërkoi të shikoja detyrën e kontrollit të fizikës, e cila, siç e kisha parashikuar edhe vetë, ishte një katastrofë.