“Hapet” Bes Kallaku: S’jam këngëtar, hite bëhen po u ngjitën fshatarëve të mi në Bubq

77

Ka vetëm pak ditë që aktori, Bes Kallaku ka lançuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me artistin Vani. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, djemtë treguan si lindi kjo këngë.

“Me Besin kemi disa kohë që flasim për një projekt. Pas kaq kohësh shkojmë te kompozitori Edlir Begolli, i cili na dha këngën dhe me të parën tha: ‘Urdhëroni hitin’”, u shpreh Vani.

Më tej, Besi ka treguar se si i hyri muzikës. Me plot humor, ai ka zbuluar edhe si i teston këngët që do të pëlqehen nga masa.

“Unë do e them gjithmonë që nuk jam këngëtar. Unë i testoj këngët, shkoj në Bubq, mbush makinën me bashkëfshatarët e mi dhe po i ngjiti atyre, atëherë është në rregull kënga.

Sinqerisht përveç kohës së gjatë që ne njihemi me njëri-tjetrin, unë kam respekt për Vanin si këngëtar. Baftjari lindi për shkak të Baftjarit në Portokalli apo Skifterët, kështu ka nis ambicia ime në këngë, duke bërë parodi përmes roleve të mia.

Sinqerisht e kam marr me seriozitet këngën. Për t’u treguar pak i zgjuar, kur shkoja në koncerte duhet të dilje dy herë në skenë. bëje ‘stand up’ në fillim, pastaj duhet të dilje sërish, po publiku pasi kishte pirë një gotë lodhej dhe nuk qeshte.

Nisa në fillim një këngë, pastaj dy, vetëm kur e pashë që i ngjiti, thash hajt të bëjë edhe ndonjë këngë tjetër”, tregon Bes Kallaku.