Hetimi i SPAK dhe autoriteteve italiane për skemën e pastrimit të mln eurove, kush janë dy personat e arrestuar në vendin fqinj, njëri dyshohet se ka lidhje të forta me ‘Cosa Nostran’

49

Autoritetet italiane kanë ndarë detaje të reja për dy nga të arrestuarit për pastrim parash, ku në pranga, ranë dhe dy shtetas shqiptar, si dhe u shpall në kërkim biznesmeni Rezart Taçi.

Mediat e vendit fqinjë, shkruajnë se një nga personat e përfshirë është 90-vjeçari nga Palermo, Francesco Zummo. Emri i tij nuk ishte i panjohur për drejtësinë pasi edhe në të kaluarën ishte dyshuar për implikime në skemën e pastrimit të parave si dhe njihej si mik i afërt i ish-kryebashkiakut Vito Ciancimino.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe kontabilisti Fabio Petruzzella, i cili është vëllai i një magjistrati në Palermo. Ai dyshohet se ka vendosur 19 mln euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi.