Hiqej sikur fliste në telefon për të shmangur policinë/ I riu shqiptar e pëson keq në Itali pasi…

120

Ai donte të bëhej “i padukshëm” dhe mos binte në sy por veprimi i tij bëri efekt të kundërt. Një 20-vjeçar shqiptar, me precendentë penal u arrestua të Mërkurën në mbrëmje në Milano të Italisë nën akuzën e tregtimit të lëndëve nar kotike.

Sipas mediave italiane, ai u arrestua nga policia, të cilët e ndaluan në rrugë rreth orës 19:00 në cepin e via Ripamonti dhe viale Toscana. Në pamjen e makinës së karabinierëve, 20-vjeçari u përpoq të kthente kurrizin dhe nxorri telefonin e tij duke u shtirur sikur ishte duke folur.

Kjo lëvizje përfundoi duke tërhequr vëmendjen e karabinierëve, të cilët iu afruan dhe e bllokuan atë. Nga xhinset e djalit doli një mbështjellës celofani me 51 gram ko kainë brenda, dukshëm i gatshëm për t’u shitur.

20-vjeçari, i cili kishte përfunduar në prangat e policisë dhe në të kaluarën, u arrestua përsëri dhe është dërguar në paraburgim në pritje të vendimit.