Histori si në telenovela, e reja nga Kuçova: Burri me tradhtonte me disa vajza dhe u merrte lekë për….

164

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ditën e sotme ishte  Xhoana, një vajzë 24 vjeçe, nga Kuçova. Xhoana tregoi se kur ishte 16 vjeç, familja e lidhi me shkuesi me një djalë nga Durrësi, por celebrim nuk bënë dot pasi Xhoana ishte nën moshë. Nga martesa e tyre erdhi në jetë një vajzë, e cila sot është 5 vjeç.

Në fillimet e martesës Xhoana u përball me shumë probleme, siç ishte tradhtia e bashkëshortit me vajza të tjera. Ai shprehej se ishte i detyruar të shkonte me të tjera që t’i marrte Lekë dhe të mbante familjen.

Xhoana tregoi se vështirësitë filluan në martesën e saj sepse varfëria ishte e madhe, ka qëndruar me ditë të tëra pa bukë, duhej të punonte shumë, madje duhet të duronte dhe tradhtitë nga bashkëshorti.

Xhoana: Më tradhtonte, më thoshte detyrohem sepse nuk mundem të punoj, por shkoj me këtë vajzën që t’i marr Lekë për t’ju ushqyer juve në shtëpi.

Mirela Milori: Si e përpunove ti këtë gjë?

Xhoana: E pranova për momentin sepse thashë hë se nuk është problem, sepse nuk arrija të kuptoja se çfarë është burri dhe tradhtia në atë kohë. Më vonë fillova ta kuptoja që ikte me ditë, vonohej natën dhe thashë çfarë po bëhet. Unë i thashë që nuk dua që ti të dalësh me një tjetër, nuk dua të hyjë dikush tjetër mes nesh. Aty hoqi dorë, filloi që të kërkonte punë.

Mirela Milori: A të donte?

Xhoana: Tre muaj pas martese më shprehu ndjenjat dhe më tha që më donte.

Kur Xhoana ishte 5 muajshe shtatzënë, ndodhi një fatkeqësi. Bashkëshorti i saj ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Pas vdekjes së tij, Xhoana jetoi me vajzën dhe për pak kohë tek shtëpia ku rrinte me familjen e tij, por iu desh të ikte pasi filluan thashethemet përreth. Me vështirësi, para 3 vitesh arriti t’i jepte vajzës atësinë e të atit, pasi familjarët e tij nuk pranonin.