Historia e tre burrave të moshuar: Dashuria, pasuria, suksesi

76

Një grua doli nga shtëpia dhe pa tre burra të moshuar me mjekrra të gjata e të bardha, ulur në oborrin e shtëpisë së saj. Nuk i njohu.

Ajo u tha: “Nuk mendoj se ju njoh, por duhet të jeni të uritur. Ju lutem, ejani brenda të hani diçka”.
“A është brenda burri i shtëpisë?”, pyetën ata.

“Jo”, u përgjigj gruaja. “Ka dalë”
.“Atëherë nuk mund të hyjmë”, u përgjigjën ata.

Në mbrëmje, kur i shoqi erdhi në shtëpi, ajo i tregoi çfarë kishte ndodhur.

“Shko thuaju që jam në shtëpi dhe ftoji brenda!”

Gruaja doli dhe i ftoi.
“Ne nuk hyjmë në një shtëpi së bashku”, u përgjigjën ata.

“Pse?”, pyeti gruaja.

Njëri prej burrave të moshuar shpjegoi: “Ai quhet ‘Pasuria’, tha duke treguar me gisht një prej shokëve, ai është ‘Suksesi” dhe unë jam ‘Dashuria’”.

Më pas shtoi: “Tani shko dhe diskuto me tët shoq, se cilin prej nesh do që të hyjë në shtëpinë tuaj”.

Gruaja u fut brenda dhe i tregoi të shoqit atë që i ishte thënë. I shoqi u mbush me gëzim.

“Sa mirë!”, tha ai. “Meqë është kështu, të ftojmë Pasurinë. Lëre të hyjë dhe të na e mbushë shtëpinë me pasuri!”

Gruaja nuk ishte dakord. “I dashur, përse nuk ftojmë Suksesin?”

Vajza e tyre po dëgjonte nga qoshja e shtëpisë. Ajo kërceu me sugjerimin e saj: “A nuk do të ishte më mirë të ftonim Dashurinë? Kështu shtëpia do të na mbushej me dashuri”.

“Dëgjojmë këshillën e vajzën”, i tha bashkëshorti gruas.

“Shko dhe fto Dashurinë, që të jetë mysafiri jonë”.

Dashuria u ngrit në këmbë dhe nisi të ecë drejt shtëpisë. Edhe dy të tjerët u ngritën dhe e ndoqën pas.

E habitur, gruaja pyeti Pasurinë dhe Suksesin: “Unë ftova Dashurinë, pse po vini dhe ju?”

Tre burrat iu përgjigjën: “Po të kishe ftuar Pasurinë apo Suksesin, dy të tjerët do të rrinim jashtë, por duke qenë se ftove Dashurinë, kudo ku ai shkon, ne shkojmë bashkë me të”