Historia e trishtë e Anës: E rritur në jetimore…

263

E kemi parë shpeshherë të përlotet në “Përputhen”, ka treguar se ka punuar pastruese për të siguruar jetesën, dhuroi flokët e saj për një vajzë me kancer, por askush nuk e dinte historinë e Anës.

Asgjë nuk ka qenë e thjeshtë në jetë për Anën dhe lotët e saj tregojnë shumë.

Konkurrentja në fillim të emisionit është shprehur se kur të vijë koha do ta tregojë edhe ajo historinë e jetës e që me të vërtet është e trishtë.

“Kryefjala.com” ka zbuluar se Ana është rritur në jetimore së bashku me vëllezërit e saj.

Babai i Anës ka humbur jetën kur ajo ishte fëmijë.

Nëna i ka dërguar në jetimore Anën dhe vëllezërit e saj.

Ana është rritur me 4 vëllezërit e saj në jetimore dhe jeta për ta nuk ka qenë aspak e thjeshtë.

Kjo është edhe arsyeja që Ana përmend vetëm vëllezërit e saj dhe asnjëherë familjarët.