HISTORIA/ Falë këtij gjeniu bota na quan Albania

314

Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf.

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht,

‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;

Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.

“Gjeografia” nga Ptolemeu

Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.

Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të.

Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.